Last Updated on 30/10/2026 by EL
Për të monitoruar reagimin e policisë ndaj protestuesve, ministri Ervin Demo bëri me dije se do të vendosen në funksion kamerat e trupit, fillimisht për Policinë e Tiranës.
“Kamerat e trupit, shumë shpejt do t’i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë Tiranë. Do të kemi përdorimin e imazheve për të faktuar edhe dhunën. Jemi duke parë mundësinë për të fuqizuar komunikimin brenda strukturave me radiot e reja”, tha Demo.
Tashmë, me ndihmën e teknologjisë është mundësuar edhe identifikimi i protestuesve të lënduar.
“Kemi identifikuar identitetin e tyre dhe po ndërmarrim hapat ligjorë. Do t’i bëja thirrje edhe Prokurorisë e Gjykatës që ata që kanë kryer dhunë, të kenë një standard sa i përket përgjegjësisë ligjore që duhet të përballen”, tha Demo./ET
