Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm tre vjet e gjysmë pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe gjatë një tubimi politik në qytetin e Nara-s në 2022.
Gjatë gjykimit, Yamagami kishte pranuar përgjegjësinë për vrasjen, por opinioni publik ishte i ndarë lidhur me dënimin, për shkak të një fëmijërie të vështirë dhe problemeve të tij familjare.
Prokurorët argumentuan se ai meritonte burgim të përjetshëm për aktin e rëndë, ndërsa avokatët e tij kërkuan butësi, duke pretenduar se Yamagami ishte viktimë e “abuzimit fetar”nga Unification Church, një organizatë ku nëna e tij kishte investuar pasurinë e familjes.
Vrasja e Abe-s, i cili ishte kryeministri më i gjatë në histori të Japonisë, shkaktoi tronditje në vend, ku krimi me armë zjarri është pothuajse i panjohur, dhe nxiti hetime mbi lidhjet e kishës me politikanë të Partisë Liberale Demokratike.
Gjatë procesit, u zbuluan detaje të dhimbshme për situatën familjare të Yamagami-t dhe ndikimin e kishës mbi të, por gjykata vendosi se kjo nuk justifikonte veprimin e tij. Në një deklaratë emocionale, gruaja e Abe-s, Akie, tha se humbja e burrit të saj “nuk do të zbutet kurrë”./kb
