Last Updated on 16/09/2026 by Anisa
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video në rrjetet sociale lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Haradinaj në video shprehet se ky është një vendim i padrejtë dhe se kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë.
“Vendimi i sot me dënim për udhëheqësit e UÇK në emër të popullit të Kosovës është i papranueshëm dhe i padrejtë. Beteja për drejtësi duhet te vazhdojë kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Vendim dënues për UÇK-në”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim./ad
