Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dënimin me burg për grupin e Bruno Çobos, të cilët akuzohen për mashtrim me “Call Center”-a.
Pesë nga anëtaret e grupit bëhet me dije se i kanë bërë kërkesë Gjykatës së Posaçme për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Sipas raportimeve, argumentet në kërkesat e tyre përfshijnë rrethanat familjare dhë fëmijët e mitur.
Shtetaset që kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit janë E.Ç., e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, R.I., me 6 vite e 8 muaj, G.P., me 6 vite e 8 muaj, A.M., me 6 vite e 8 muaj dhe S.V., po ashtu e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.
Në kuadër të kësaj çështjeje janë dënuar gjashtë gra, ndërsa masat për ekzekutimin e dënimeve janë zbatuar për katër prej tyre dhe dy të tjera vijojnë në kërkim./k.m
