Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burg me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ministrin e Brendshëm në detyrë të Kosovës, Xhelal Sveçlën.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ministri nuk ishte prezent në Gjykatë në momentin e shpalljes së vendimit për burgim.
Sveçla, më herët ishte shprehur se është i pafajshëm dhe hedhjen e gazit e cilësoi aktivitet politik, përmes të cilit si deputet opozitar në atë kohë, e kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Bashkë me Sveçlën të akuzuar për ngjarjen janë edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku. /k.m
