Deputeti i Partisë Socialiste, Admir Kadeli, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij Orjela sot janë bërë prindër të një djali të cilin e quajnë Orjad.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Kadeli përmes një postimi në Instagram ku ka publikuar edhe një foto me të dy djemtë.
“Sot Xhoeni u bë vëlla i madh, e unë dhe Orjela prindër të dy djemve. Mirë se erdhe në jetën tonë, Orjad! Zoti ju ruajtë dhe bekoftë të dyve, dritat e syve të mi”, shkruan ai./ad
