Zyra e prokurorit në Rusi e ka klasifikuar transmetuesin gjerman Deutsche Welle si një “organizatë të padëshirueshme”. Dhoma e ulët e parlamentit i kishte bërë thirrje zyrës së prokurorit që ta merrte këtë vendim që në gusht 2024.
“Qëndrimi rus nuk do të na dekurajojë. Rusia mund të na etiketojë si një ‘organizatë të padëshirueshme’, por kjo nuk do të na dekurajojë. Kjo përpjekje e re për të heshtur median e lirë tregon se sa pak e vlerëson regjimi lirinë e shtypit dhe sa shumë i frikësohet raportimit të pavarur.”, tha drejtoresha e përgjithshme e DW, Barbara Masching./mxh
