Last Updated on 14/08/2025 by adminfjala
Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u “arratisur” me Sali Berishën.
Siç duket në foton e publikuar, Abi Malltezi dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhen në bjeshkët e Tropojës.
Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit u lirua nga “arresti shtëpiak” pak kohë më parë ndërsa akuzohej për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Abi Malltezi dhe kryedemokrati Sali Berisha i cilësonin akuzat si hakmarrje politike e orkestruar nga kryeministri Edi Rama./E.T
