Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në Shkodër. Rreth orës 22:20 dy shtetas të paindetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O.N 23-vjeç dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./kb
