Vdekja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi ishte një lajm që tronditi jo vetëm fansat, por edhe komunitetin e artit shqiptar. Shumë reagime nga miq dhe kolegë u shprehën sot për artistin, ndër ta edhe ish-e fejuara e tij, modelja Afërdita Dreshaj.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dreshaj ka publikuar një fotografi të Kasapit dhe ka shkruar: “Pusho në paqe, Shpat”. Ajo gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit të artit shqiptar.

