Te Interi po diskutohet aktivizimi më i shpeshtë i Carlos Augustos në krahun e majtë, pas paraqitjeve të tij të fundit.
Federico Dimarco vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës, por këtë sezon nuk ka pasur të njëjtin ndikim si në edicionin e kaluar.
Dimarco shënoi 7 gola dhe dha 17 asistime sezonin e kaluar, ndërsa një dëmtim e detyroi të mungonte në ndeshjen ndaj Real Madridit dhe në grumbullimin me Italinë.
Carlos Augusto ka kaluar një periudhë shumë të mirë, duke shënuar në Bernabeu dhe ndaj Udineses. Braziliani, 27 vjeç, është pjesë e Interit që prej vitit 2023 dhe mund të luajë në disa pozicione. Në 237 minuta këtë sezon ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asistim.
Ndërkohë, kontrata e Dimarcos dhe ajo e Carlos Augustos janë gjithashtu në qendër të diskutimeve për rinovim, me marrëveshjen e brazilianit që skadon në vitin 2028./mxh
