Last Updated on 07/04/2026 by Anisa
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Prof. Dr. Tritan Shehu shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë profesionistët e shëndetit në Shqipëri, duke përfshirë mjekët, farmacistët, stomatologët, infermierët, fizioterapistët, tekniket dhe laborantët shëndetësorë, që me punën, dijet dhe devocionin e tyre shërbejnë qytetarët në një sistem të rrënuar.
Sipas Prof. Shehut, gjendja aktuale e sistemit shëndetësor në Shqipëri karakterizohet nga probleme të thella dhe strukturore.
Jane keto njerez te kualifikuar, qe me punen e tyre, dijet, devocionin po i sherbejne pacientit e qytetarit ne nje sistem te rrenuar dhe:
1-Me te varferin ne Europe, me nje financim vetem 2,9% te GDP.
2-Ku dhe nje pjese te madhe te ketyre pak fondeve, e gelltisin disa PPP korruptive.
3-Me antisocialin ne Europe ku mbi 50% te shpenzimeve, vijne direkt nga « Xhepi » i qytetareve.
4-Ku pacientet mund vdesin edhe per nevojen e mjekimeve me urgjente, nqs nuk paguajne me dhjetra mijra euro te privati.
5-Ku dhe pacientet e hospitalizuar detyrohen te kryejne analizat laboratorike me pagese te privati dhe te blejne shpesh aty medikamente, materiale konsumi
6-Ku farmaceutika eshte mbushur me “fake drugs”, medikamente jo te sigurta, pa asnje certifikim europian, dhe per te cilat rimbursimi mbulon nen 50% te vleres, pra qytetaret paguajne mbi 50% te vleres.
7-Ku mungon nje sistem shendetsor efikas primar, ku nje PPP “Check ap” gelltit fonde te medha.
8-Ku nuk ka asnje qender trapiantesh, reabilitimi, reintegrimi ne vend.
9-Ku sherbime thelbesore si i onkologjise, shendetit mendor etj. jane shume larg parametrave europiane.
10- Ku nuk rimbursohet asnje sherbim baze stomatologjik per pacientet.
Dhe keshtu do vazhdonim me nje liste shume te gjate, por mbi te gjitha…
—-Ku nuk ka strategji, asnje politike reale zhvilluese, asnje vizion per te shkuar drejt koncepteve stimuluese si:
Rritja e GDP së paku ne 4,5% te saj, Spitali ndërmarje, vendosja e indekseve të kostos si sistemi DRG, Profesionisti i lirë në kujdesin parësor, certifikimi i barnave nga EMA, çuarja e rimbursimit në së paku 80% të vlerës, etj, etj.
Ku ka thjesht një “kënetë” organizuese e drejtuese, që për pasojë paguhet me Jetë, Shëndet, Vlera financiare nga qytetarët!
