Last Updated on 06/11/2025 by Kesjana
Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në pavijonin“Window into the Future”, u zhvillua një panel i dedikuarnismave “Ndërtimi i partneriteteve dhe besimit – Njohja dhezbatimi i projekteve AIC dhe Durana”. Në qendër të diskutimitishte Durana Tech Park, një nga projektet më ambicioze përkrijimin e një ekosistemi të integruar teknologjik në Shqipëri dherajon.
Çfarë është Durana Tech Park
Sipas Vahidije Kadiu, menaxhere projekti e Durana Tech Park, ky është një hapësirë që synon të kthehet në qendrën më tërëndësishme të inovacionit në Ballkan, duke bashkuar kompaniteknologjike, startup-e, universitete dhe profesionistë të pavarur. Parku do të shërbejë si një zonë e dedikuar për kërkimin dhezhvillimin në inteligjencën artificiale, inxhinierinë softuerike, “cloud computing”, sigurinë kibernetike dhe teknologjitëemergjente.
E vendosur strategjikisht mes Tiranës dhe Durrësit, në njëdistancë prej vetëm 16 kilometra nga aeroporti i Rinasit dhe 10 kilometra nga porti i Durrësit, Durana do të ofrojë laboratorëkërkimorë, qendra konferencash, hapësira bashkëpunimi, inkubatorë për startup-e, si dhe ambiente sportive dhe sociale qëdo të forcojnë komunitetin e inovacionit.
Përfitimet fiskale dhe ekosistemi bashkëpunues
Një nga avantazhet kryesore të parkut është paketa fiskalelehtësuese. Siç theksoi Kadiu, bizneset që regjistrojnë aktivitetin e tyre në Durana përfitojnë tatim 0% për fitimin dhe për tëardhurat personale, duke e bërë këtë zonë një atraksion tëfuqishëm për investitorët vendas dhe të huaj.
“Durana nuk është thjesht një hapësirë fizike, por një ekosistem qëpromovon bashkëpunimin mes kompanive kombëtare e ndërkombëtare, startup-eve dhe universiteteve,” – u shpreh ajo.
Aktualisht, parku operon në mënyrë hibride dhe numëron mbi 30 entitete të regjistruara, përfshirë kompani teknologjike shqiptaredhe të huaja, si dhe partnerë ndërkombëtarë të njohur si “Plug and Play”. Deri në fund të vitit 2025, synimi është që numri i rezidentëve të kalojë 70 kompani dhe institucione.
Aktualisht, Durana Tech Park ka arritur të tërheqë një balancë tëqëndrueshme midis bizneseve vendase dhe të huaja: 48% e kompanive të regjistruara janë ndërkombëtare, ndërsa 52% janë kombëtare, duke krijuar kështu një ndërthurje të vlefshme tëpërvojave dhe teknologjive. Kjo përbërje përforcon objektivin e parkut për të qenë një urë bashkëpunimi midis ekosistemitshqiptar të inovacionit dhe tregjeve globale, ku shkëmbimi i njohurive dhe investimeve bëhet një motor i përbashkët zhvillimi.
Përveç balancës mes kompanive vendase dhe të huaja, struktura e rezidentëve të Durana Tech Park reflekton një ekosistem tëlarmishëm që mbështet inovacionin në çdo nivel. Aktualisht, 66% e rezidentëve janë kompani, 24% startup-e, 8% universitetedhe 2% nomadë digjitalë. Kjo përzierje krijon një rrjetbashkëpunimi që lidh sipërmarrjen me kërkimin shkencor dhetalentet e reja.
Si mund të bëhesh pjesë e Durana Tech Park
Në panel mori pjesë edhe Kristi Bregasi nga Departamenti i Zhvillimit të Biznesit, e cila shpjegoi procesin e aplikimit për t’u bërë pjesë e parkut.
“Procesi është i thjeshtë dhe transparent,” – tha Bregasi. “Aplikimi fillon në faqen tonë zyrtare www.duranatechpark.com(http://www.duranatechpark.com), ku individët apo organizatatmund të zgjedhin kategorinë përkatëse – kompani, startup, institucion akademik apo nomad digjital – dhe të ndjekin disahapa të shpejtë për regjistrim.”
Një dritare drejt së ardhmes
Durana Tech Park është shembulli i një vizioni të ri përShqipërinë, për të ndërtuar një ekonomi të dijes, të bazuar nëteknologji, inovacion dhe bashkëpunim.
Në fjalët e Kadiut, “Ky park është një dritare drejt së ardhmes, kuidetë transformohen në projekte reale dhe bashkëpunimet kalojnëkufijtë kombëtarë.”/kb
