Last Updated on 06/11/2025 by EL
Komisionerja Marta Kos ka reaguar pas debateve në Kuvend për projektligjin për barazinë gjinore, ku Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Gonzato. Ajo tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
Gjithashtu, ajo nënvizon se linjëzimi i legjislativit të vendit me këto parime të BE, është pjesë e procesit të pranimit të Shqipërisë në Union.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të
@EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”,- thotë Kos.
Projektligji për barazinë gjinore shkaktoi sot debate në Kuvend. Opozita thekson se dëmton thelbin e familjes, por Taulant Balla sqaroi duke thënë se përkatësi e shumëfishtë është term social që lidhet me ligjin e diskriminimit, pasi gjinitë mbeten vetëm 2: burrë dhe grua. Jashtë godinës së Kuvendit u zhvilluan edhe një protestë kundër këtij projektligji. e.t.
