Last Updated on 30/03/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi për mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve.
Në reagimin e tij, Rama theksoi se kontributi i tyre është thelbësor për avancimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, drejt përmbushjes së standardeve europiane.
Ai nënvizoi rëndësinë e garantimit të shërbimeve cilësore, aksesit dhe kujdesit të barabartë për çdo qytetar.
Kryeministri shprehu gjithashtu mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e mjekëve, të cilët çdo ditë vendosin në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar.
Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Kryeministri Rama./ kb
