Me hyrjen e Limit në ‘BBVK’, gjërat kanë ndryshuar shumë. Përveç debateve të shkaktuara mes Albës dhe Bias, si xhelozi ndaj njëra-tjetrës për marrëdhënien e tyre me Limin, banori mori një drejtim tjetër. Ndryshe nga çfarë kishin parashikuar, Limi po shijon një romancë me Dolcen.
Alba vazhdon ta vuajë këtë gjë dhe është shprehur se e ka kuptuar tashmë se e ka humbur Limin, por duket se nuk do ta lërë me kaq dhe po mendon ‘të hakmerret’ ndaj Dolces. Mbrëmjen e djeshme ajo është shprehur te banorët se Dolce duhet të rri e përgatitur.
“Unë kam diçka me Dolcën, ia kam shprehur Dolces, mbaje mend si moment, por kjo ka lidhje vetëm me raportin Alba-Dolce. Vetëm e di që i them Dolces le të jetë e përgatitur në lidhje me këtë gjë”
Së fundmi, ish-banori i “BBVK”, Edi ka një plan që të rifutet në shtëpi, pasi u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjete sociale që të komentojnë kudo rikthimin e tij që produksioni ta marrë parasysh si kërkesë dhe dëshirë e madhe e publikut./mxh
