Një zarf i zi mbërriti ditën e djeshme në shtepinë e Big Brother Vip Albania 5, pak para nisjes së spektaklit. Ky zarf lidhje me daljen nga muri rrethues i shtëpisë të banorit Kristi Lamaj.
Ndërkohë gjatë spektaklit të djeshëm u mësua se banori që nga momenti i daljes kishte qëndruar në atë zonë të shtëpisë që njihet si “shpella”.
Duke folur për daljen e tij nga muri rrethues, Kristi deklaroi se dëshironte të vijonte qëndrimin e tij në shtëpi. Ndërkohë, “ndëshkimi” për thyerjen e rregullave nga ana e tij ishte një televotim, ku publiku do të zgjidhte nëse ai duhet të vijonte të qëndronte në shtëpi apo jo.
Më shumicë votash publiku vendosi që ai të kthehet sërish në shtëpi. Ai humbi tashmë të drejtën për të nominuar dhe për t’u zgjedhur lider i shtëpisë. /Kb
