Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një konferencë të përbashkët për mediat me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin, Sofia Moreira de Sousa.
Konferenca, bëhet me dije se do të zhvillohet në orën 11:30 pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Më herët në një reagim në rrjetet e tij sociale, Rama e ka cilësuar progres-raportin si një tjetër moment krenarie për Shqipërinë europiane dhe një hap drejt objektivit historik të bashkimit me Europën.
Gjithashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se mbeten ende shumë detyra për t’u përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po afrohen gjithnjë e më tepër. Nga ana tjetër nga opozita tha se ky raport është cilësuar si regres dhe raport i zi për Shqipërinë./mxh
