Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka komentuar paketën e re fiskale të vitit të ardhshëm dhe ekonominë në tërësi në vendin tonë.
Ajo në një intervistë pranë Klan News, këtë mbrëmje, është shprehur se reformat e reja kurrsesi nuk do të kalojnë pa miratimin e eskpertëve fiskalë apo tatimorë. Bashkëbisedimi me njërëzit më kyç të fushës do të jetë thelbësor për çdo ndryshim.
Ibrahimaj tonin e bisedës e ka fokusuar në vazhdimin e rritjes së vendeve të punës, si dhe një detaj intreresant e ka patur për skemën e pensioneve.
Priten bonuse shtesë dhe një ndryshim i skemës totale, për të bërë të mundur rritjen e pensioneve dhe për të kënaqur pensionistët.
“Ne gjithmonë kemi synuar që benefitet e rritjes ekonomike të shpërndahen në mënyrë të barabartë tek të gjithë shqiptarët.
Rritja ekonomike do të shpërndahet për të gjithë qytetarët.
‘Pasqyra e Çmimeve’ është një nismë e goditur që tregon çmimet reale në treg dhe i reflekton ato.
Do të angazhohemi për monitorimin e çmimeve në tregje çdo moment.
Do të ketë konsultime të shumta me ekspertët para se të bëhet miratimi final për paketën e re fiskale të vitit 2027.
Me rritjen e dividentit synojmë të rrisim ekomominë. Shqipëria po avancon në disa sektorë.
Shqipëria në disa sektor është duke avancuar ndjeshëm siç është sektori i përpunimit ushqimor.
Në vitin 2027 do të vijojmë të nxitim rritjen e investimeve kapitale nga vendet e huaja, në mënyrë që të kemi rritje të kapaciteteve prodhuese apo të shërbimeve, me qëllim që fuqia punëtore të rritet në numër, të rritim kërkesën për krah pune dhe kështu të ulim papunësinë.
Inflacioni në Shqipëri në vitet e fundit ka qenë brenda kufijve të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
Ndërhyrje në skemën e pensioneve do të ketë nëpërmjet bonuseve.
Kryeministri Edi Rama bën ftesë për dialog, por protestuesit gjithnjë e refuzojnë.”, u shpreh Ibrahimaj./mxh
