Mbrëmjen e 15 majit reperi kanadez Drake elektrizoi qytetin e Torontos me një shfaqje spektakolare dritash në kullën ikonike CN Tower, duke njoftuar njëkohësisht publikimin e tre albumeve të reja muzikore.
Sipas medias lokale CTV News, kulla u ndriçua me ngjyrë blu akulli, ndërsa qindra fansa u mblodhën pranë monumentit për të ndjekur nga afër transmetimin live të artistit. Gjatë eventit, Drake surprizoi publikun duke zbuluar edhe dy albume të tjera, përveç projektit të paralajmëruar më herët, “Iceman”.
Tre albumet e publikuara janë: “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”. Një nga fansat e pranishëm u shpreh se ishte shumë i emocionuar për muzikën e re të reperit, duke theksuar se Drake “përfaqëson qytetin e tij”.
Ngjarja festive u mbyll pak para mesnatës me një spektakël fishekzjarrësh përgjatë vijës bregdetare të Torontos, duke krijuar atmosferë festive për fansat dhe qytetarët e mbledhur në qendër të qytetit./mxh
