Last Updated on 02/02/2025 by adminfjala
Milani dhe Interi janë ndarë në barazim 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave.
Zikaltrit ishin ata të cilët dominuan sfidën, duke kërkuar më shumë golin teksa panë t’u anuloheshin dy të tillë në pjesën e parë. Nga ana tjetër, Milani ishte në pritje të momentit të duhur dhe e gjeti atë me Reijnders në minutën e fundit të pjesës së parë për të siguruar avantazhin.
Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisseck, Thuram e Dumfries. Por në fund, edhe zikaltrit ia dolën të festonin, kur në shtesë De Vrij shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të mbyllej në barazim./ D.C