Last Updated on 28/10/2026 by Anisa
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.
Nga burime jo zyrtare mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.
Pak ditë më parë, Veliaj reagoi përmes një postimi për zhvillimet në Serbi, ku protestat studentore dhe më pas zgjedhjet e përgjithshme parlamentare rezultuan me rrëzimin e ish Presidentit Aleksandër Vuçiç. Veliaj në reagimin e tij uroi studentët për fitoren dhe cilësoi Vuçiçin si një politikan makiavelist. Postimi u lexua nga shumëkush si një thumb ndaj kryeministrit Rama duke pasur parasysh protestat e studentëve që kanë përfshirë prej më shumë se dy javësh vendin tonë. /ad
