Last Updated on 03/09/2026 by Anisa
Londra ka thirrur diplomatin më të lartë rus në vend, pas incidentit me një dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut në Gjermani.
Ministria e Jashtme britanike e ka dënuar incidentin si një “sulm të rëndë dhe të pamatur”, duke akuzuar shtetin rus për përpjekje të vazhdueshme për të cenuar sigurinë e përbashkët.
“Thirrëm sot të ngarkuarin me punë të Rusisë për ta dënuar sulmin në termat më të fortë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike.
Sipas Londrës, incidenti i muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut është pjesë e një modeli më të gjerë veprimesh që synojnë të minojnë sigurinë e vendeve evropiane.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “absurde”.
Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë./ad
