Last Updated on 03/09/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Pasqyra ku Qeveria dhe Populli të kuvendojnë mes tyre, është shumë më e thjeshtë. Nuk ka nevojë as për platformë Diella e AI-je, dhe as për portal ankesash.
1- Trasparenca për projektet dhe investimet është e detyruar me ligj. Atë duhet ta bëjë qeveria, i ka të gjitha kanalet e mundëshme për të bërë. Duhet ta bëjë KLSH-ja. E bën edhe media, nëse ia japin informacionin. Nuk ka nevojë për paqyrë.
Psh: Na tregoni preventivin e një rruge që kushton 20 milion Euro/km. Sa është faturuar një metër kub beton, asfalt, zhavorr etj.
A është faturuar ne buxhet zhavorri që merret në lumë pa para dhe mbush trasenë e Korridorit 8, psh?
2-Hallet e qytetarëve nuk i zgjidhin ministrat dhe deputetët me telefonata, por institucionet. Ndërhyrja e ministrave dhe deputetëve për “t’u mbaruar punë njerëzve”, është e paligjshme, abuzive dhe shpërdorim i detyrës.
3-Për të bërë bilancin e qeverisjes nuk ka nevojë për “Besa”dhe “Prani besnike”. Qeveria ka ardhur në pushtet përmes një programi dhe premtimeve konkrete. Nëse i përmbush premtimet, është e sukseshme dhe qëndron. Nëse jo, është e dështuar dhe ikën.
Bilanci bëhet shumë lehtë!
Psh: Unë e kam votuar këtë qeveri në 2025 sepse më garantoi:
a) Në 2027 mbyllen negociatat
b) Në 2030 jemi anatëre të BE-së
Ku jemi me Negociatat?
Nëse nuk mbyllen në 2027 unë e gris “kontratën” dhe qeveria nuk ka më moral të drejtojë.
Populli kërkon investime, ju bëni portale e platforma.
Ndërroni këshilltarë. Besoj se qeverisjes 3D i ka kaluar koha.
