Katër ndeshjet e vlefshme për raundin e parë në fazën e ligës në Champions League, prodhuan 15 gola të shënuar.
Real Madrid triumfoi 2-1 në supersfidën ndaj Interit. Madrilenët, iu falën dy gabimeve të italianëve, për të marrë 3 pikët.
Në minutën e 14-të, Mbappe rrëmbeu një top në afërsi të zonës dhe zhbllokoi takimin. 9 minuta më vonë, ishte Valverde që dyfishoi shifrat, pas një gafe fatale të portierit Josep Martinez.
Interi ngushtoi diferencat me Auguston në minutën e 77-të, por nuk arriti të shmangë humbjen.
Fitore regjistroi edhe Manchester City që fitoi 0-2 ndaj Portos. Anglezët iu falën dopietës së Haaland.
Borussia Dortmund triumfoi 3-2 ndaj Villarreal, ndërsa Betis fitoi 2-3 në transfertë ndaj Lille./k.m
