Last Updated on 15/05/2026 by Monika
Juventusi po luan shanset e fundit për të siguruar kualifikimin në Champions League, ndërsa dy ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Torinos konsiderohen vendimtare.
Me dy fitore, bardhezinjtë do të siguronin matematikisht një vend në kompeticionin europian pa u varur nga rezultatet e rivalëve.
Kualifikimi në Champions pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në merkaton e verës, pasi klubi mund të përfitojë rreth 80 milionë euro. Drejtuesit e Juventusit dhe trajneri Luciano Spalletti pritet të zhvillojnë një takim pas përfundimit të kampionatit për të diskutuar strategjinë e merkatos.
Një nga çështjet kryesore mbetet rinovimi i Dusan Vlahovic, me klubin që ofron 6 milionë euro në sezon dhe sulmuesin serb që kërkon 8 milionë. Në listën e objektivave të merkatos përmenden emra si Alisson Becker, Bernardo Silva, Robert Lewandowski dhe Marcos Senesi.
Ndërkohë, disa lojtarë pritet të largohen nga skuadra, mes tyre Filip Kostic, Lois Openda, Arkadiusz Milik dhe Juan Cabal. Situata mbetet e hapur edhe për disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit, si Gleison Bremer dhe Andrea Cambiaso./mxh
