Çifti i njohur i showbiz-it, Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata zgjodhën tapetin e kuq të Festivalit të 79-të të Filmit në Cannes për të bërë publik momentin special.
Modelja hungareze tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant ngjyrë blu të hapur, i cili theksonte barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë. Ndërkohë, aktori u shfaq pranë saj me një smoking klasik, duke e përqafuar partneren gjatë pozave për fotografët.


Lajmi vjen rreth tre vite pas martesës së tyre në korrik të vitit 2023 në Hungari. Dyshja u njohën në vitin 2017 dhe nisën lidhjen në vitin 2018, ndërsa prej asaj kohe kanë qenë ndër çiftet më të dashura.

Barbara dhe Dylan kanë folur shpesh për marrëdhënien e tyre të fortë dhe mbështetjen reciproke. Në intervista të mëparshme, ata kanë treguar se përpiqen të mos qëndrojnë larg njëri-tjetrit për më shumë se dy ose tre javë, pavarësisht angazhimeve profesionale.
Së fundmi, Barbara kishte ndarë edhe një eksperiencë personale lidhur me shëndetin e saj, duke treguar se iu nënshtrua një operacioni për endometriozën. Modelja tha se ndërhyrja e ndihmoi shumë dhe e bëri më të vetëdijshme për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Tani, çifti po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërimit./mxh
