Last Updated on 31/10/2026 by EL
Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Malësi të Madhe, ku një shtetas gjerman plagosi me thikë dy efektivë të Policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka dënuar ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke kërkuar ndëshkim për personat që sulmojnë punonjësit e Policisë.
“Prandaj kultura e ndyrë e goditjes së punonjësve të policisë duhet refuzuar dhe kush guxon të godasë Policinë duhet bërë shembull!”, shkruan Balla.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pjetroshan, ku 47-vjeçari gjerman J. K. goditi me thikë dy efektivë gjatë ndërhyrjes së tyre. Policët e plagosur u dërguan në spital, ndërsa autori i dyshuar u neutralizua dhe u shoqërua në komisariat./et
