Sot në Tiranë janë paralajmëruar dy protesta kombëtare që do të zhvillohen paralelisht në orën 12:00, njëra para Ministrisë së Arsimit dhe tjetra ajo para Kryeministrisë e organizuar nga Partia Demokratike.
Më herët kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë protestën teksa ka përkrahur aktet vandale të protestuesve në kryeqytet.
Para kryeministrisë janë vendosur dy autobotë uji për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm bëri sërish thirrje për dialog. Kreu i qeverisë shpërndau në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”./k.m
