Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve që goditën Perunë.
Tërmetet me magnitudë 5.1 dhe 3.7 goditën të shtunën në mbrëmje provincën Chupaca, në rajonin Junín, rreth 300 kilometra në lindje të Limës, sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare Sizmiologjike të Perusë.
Vásquez tha se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën në zonat e prekura për të pastruar rrënojat, ndërsa shqetësohen se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar./ad
