Last Updated on 24/07/2026 by EL
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Himarës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku prej disa orësh po punojnë intensivisht efektivët e shërbimit zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të angazhuara për izolimin e zjarrit.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
