Last Updated on 05/10/2026 by Monika
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën zyrtare për shtyp në prag të duelit ndaj San Marinos.
“Kur dëgjoj fjalën e thjeshtë, më vjen të rrëqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta në futboll. Në ndeshjen ndaj San Marinos e ulëm ritmin. Luajtëm mirë në fillim, por ishte një lloj llogarie.
Mendoj se kemi bërë progres të mirë nga ndeshja e parë. Pasi siguruam rezultatin ndaj San Marinos, bëmë ndryshime për të menaxhuar lodhjen. Kjo na shërbeu për ndeshjen ndaj Finlandës. Qëllimi im është që skuadra të tregojë atë që punojmë në stërvitje. Nuk është gjithmonë e lehtë për tu gjetur kimia në grup, por besoj se ia kemi dalë. Dëshirën për përmirësim e kam parë të lojtarët.”
Në fakt të gjithë lojtarët mund të gabojnë. Te portierët është me decizive, sepse ndikon te rezultati. Më vjen keq që nuk kam Etrit Berishën. Po ashtu edhe Alen Sherrin që doli me probleme pas ndeshjes ndaj Finlandës. Mund të konfirmoj se në portë do të luajë Dajsinani.”, tha Maran./mxh
