Last Updated on 19/10/2026 by Klara
Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv.
Bëhet me dije se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh./k.m
