Klubi i Bylisit është përballur me një goditje të rëndë nga FIFA, e cila ka vendosur një sanksion drastik për ballshiotët.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror i ka bllokuar zyrtarisht merkaton klubit shqiptar për tre sesione të plota transferimesh.
Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi më 21 prill 2026, vjen si pasojë e një ankese të depozituar nga një lojtar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, me gjasë për detyrime financiare të prapambetura.
Ky vendim krijon një situatë alarmante në Ballsh, sidomos në një moment kur skuadra po lufton për mbijetesën në Superiore. Nëse dënimi mbetet në fuqi dhe klubi nuk zgjidh çështjen me palën ankuese, Bylisi nuk do të ketë mundësi të regjistrojë lojtarë të rinj deri në janarin e vitit 2028./MXH
