Russell Brand ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare kur ishte 30 vjeç, duke e cilësuar sot atë eksperiencë si “shfrytëzuese”.
Aktori dhe komediani 50-vjeçar foli për këtë gjatë një interviste në The Megyn Kelly Show, ku theksoi se edhe pse marrëdhënia ishte ligjërisht e lejuar në United Kingdom, ai tani e sheh ndryshe situatën.
Brand u shpreh se në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, mosha ligjore për marrëdhënie seksuale është 16 vjeç, duke pranuar se në moshën 30-vjeçare ka pasur një marrëdhënie me një 16-vjeçare.
Megjithatë, ai theksoi se sot e sheh atë situatë në një dritë tjetër, duke pranuar se diferenca e madhe në moshë dhe sidomos statusi i tij si person publik krijonin një raport të pabarabartë fuqie.
Sipas tij, edhe kur një marrëdhënie është me pëlqim, ekzistenca e një pabarazie të tillë mund ta kthejë atë në një formë shfrytëzimi. Ai shtoi se në atë periudhë ka vepruar në mënyrë egoiste dhe pa reflektim të mjaftueshëm për ndikimin te pala tjetër.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Brand po përballet me akuza të rënda për përdhunim dhe sulm seksual në Mbretërinë e Bashkuar, të ngritura në vitin 2023. Ai i ka mohuar vazhdimisht të gjitha pretendimet, duke këmbëngulur se marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale.
Sipas akuzave, disa gra e lidhin atë me incidente të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2005, përfshirë edhe një rast të pretenduar gjatë xhirimeve të filmit “Arthur”.
Në maj 2025, ai u deklarua i pafajshëm për disa nga akuzat dhe më pas përsëriti qëndrimin e tij edhe për pretendime të tjera. Procesi gjyqësor, fillimisht i planifikuar për në qershor, është shtyrë dhe pritet të zhvillohet në tetor./MXH
