Një i ri shqiptar u vra mbrëmë vonë në Baldissero d’Alba, në provincën Cuneo të Italisë.
Një burrë qëlloi me armë, pasi pa hajdutë në oborrin e tij dhe, sipas hetimeve paraprake, qëlloi disa herë në errësirë me një pistoletë që e mbante ligjërisht.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, incidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit në një shtëpi fshati në rikonstruksion.
Pronari, një italian 35-vjeçar, thuhet se ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë.
Më pas ai qëlloi për vdekje 25-vjeçarin me origjinë shqiptare, që ishte banor i Torinos./k.m
