Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit.
Mësohet se shtetasi B. A., 45-vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3-vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale./Mxh
