Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Francesk Shkambi, 44 vjeç, është qëlluar për vdekje pranë një restoranti ku punonte si menaxher në SHBA.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes më 16 nëntor, ku pas një raportimi për të shtëna me armë, efektivët deklarojnë se gjetën Shkambin të shtrirë në oborr. Bouchard tha se u morën masa për shpëtimin e jetës dhe më pas Shkambi u transportua në një spital të zonës ku edhe ndërroi jetë.
Përafërsisht 20 minuta pas të shtënave, i dyshuari – një burrë 65-vjeçar nga Farmington Hills – u dorëzua në Departamentin e Policisë së Farmington Hills. Ekipi i Kapjes së të Arratisurve i sherifit e mori në paraburgim pa incidente.
Nuk besohet se kjo është e lidhur me dënimin e Shkambit më shumë se një dekadë më parë për një akuzë federale për konspiracion për posedim me qëllim shpërndarjen e drogave të paligjshme./kb
