Last Updated on 17/04/2026 by Anisa
Deputeti socialist Erion Braçe po përgatit që në seancën plenare të radhës të zhvillojë 4 interpelaca me ministrat socialistë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Braçe i cili përmes një postimi të ndarë në Facebook-un e tij shkruan se në seancën e radhës së Kuvendit do të ketë përballë 4 ministrat.
Vendimi i Braçes rrjedh nga situatat më problematike të krijuara së fundmi në vend.
Përballja e parë do të zhvillohet në kuadër të sigurisë së materialeve që përdoren në ndërtimin e banesave, marrë shkas nga shkrumbimimi i 30 apartamenteve te kompleksi “Arlis”.
Si rrjedhojë e ngjarjes që tronditi Tiranës, ku qytetarët përfunduan në qiell të hapur pasi zjarri u përpiu banesat dhe zjarrfikësit rrezikuan jetën e tyre, Braçe kërkon të ballafaqohet në Kuvend në lidhje me kushtet e punës së kësaj kategorie.
Ndërsa bëhet me dije se interpelanca e radhës do të zhvillohet për mbrojtjen e kafshëve dhe trajitimin e këtyre nga bashkitë, për të cilat ata marrin fonde.
Po ashtu, diskutimi i katërt për të cilin Braçe po përgatiet një javë para seancës plenare, do të jetë për trajtimin e ujërave të ndotura.
Postimi i plotë:
