Last Updated on 08/06/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
E ndërsa, bulevardi Tiranës, ka disa ditë që mbushet me “protestues paqësorë”, ende emra dhe fytyra të panjohura për shqiptarët, duket se Edi Rama në turin e tij po rikonfirmon fitoren e fundit në zgjedhjet elektorale. Nga Durrësi në Korçë, nga Vlora në Elbasan, dhe në vazhdim, Edi Rama po mbledh socialistët e demokratët e Shqiperisë, duke u treguar atyre me detaje, rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Edi Rama po u tregon atyre programin dhe platformën qeverisëse për Shqipërinë Europiane, dhe po merr në çdo takim, mbështetjen maksimale. Vijnë në takimet e Edit, studentë, intelektualë, punëtorë, gra, burra, dhe fëmijë, pa asnjë dallim politik, dhe shprehin mbështetjen maksimale edhe ndaj qëndrimit të Ramës ndaj “furisë protestave” e cila ngjet më tepër me sajesa të turpshme. Në çdo moment vendimtar dhe delikat për fatet e vendit (qysh nga koha e Skenderbeut) Shqipëria është tradhëtuar dhe sabotuar nga të vetët. Eshtë fatkeqësi e madhe të shohësh të rinj, fare të rinj, të manipulohen, të vijnë mes bulevardit dhe të hedhin parrulla kundër zhvillimit, kundër ecjes përpara të vendit, kundër procesit të integrimit, dhe tu luten ambasadorëve dhe fuqive të mëdha (si dikur në kohën e Ismail Qemali) të ndalin dhe të mbajnë qëndrim për Edi Ramën. Eshtë keqardhje dhe e turpshme, se si dëgjon të rinj, që flasin dhe ulurasin me të madhe “burg, burg, burg”, duke marrë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit. Ata nuk janë rinia e këtij vendi, ata nuk janë shpresa e Shqiperisë, ata nuk përfaqësojnë as Vloren dhe as Zvernecin, as Durresin dhe as Elbasanin, ata përfaqësojnë interesat e tyre private dhe shumë të vogla, në krahasim me interesin e kombit. Ata përfaqësojnë edhe interesa të tjera, që dëntojnë fatet e Shqiperisë. Tek shikon se si manipulojnë me qeleshet, këngët, valet dhe zërat e fëmijëve, bindesh sa serioze, e sinqertë dhe korrekte është kjo protestë. Edi Rama po rikonfirmon mbështetjen maksimale që tek shqiptarët. Ai po rikonfirmon fitoren e zgjedhjeve të fundit, duke u pergatitur për ato lokale. Të kthyer në kopjacë të neveritshëm, “protestuesit paqësorë”, që nuk i njeh njeri as në Tiranë dhe as në Vlorë, po e kanalizojnë tubimin e tyre në “pranverë arabe” apo dhe “revolucion iranian”. Kjo sinqerisht është e tepërt. Shqiperia në këto momente, po shkruan historinë. Shqiperia në këdo momente ka nevojë për mbështetje, qetësi, rend, ligj, kurajo, për të mbyllur me sukses procesin e integrimit. Edi Rama e ka rikonfirmuar fitoren e tij, mandatin e tij deri në 2030, dhe po shtron “trasenë” e re për vazhdimësinë. Askush nuk mund ti vërë “shkopinj nën rrota” këtij vendi, që historikisht është dëmtuar nga të vetët. Iku ajo kohë, iku ajo kohë kur fatet e vendit vareshin nga gjurullditë e brëndshme. Shqiperia me Edi Ramën, ka vetëm një shans historik, anëtarësimin në BE, zhvillimin ekonomik, dhe rritjen e mirëqenies së qytetareve.
