Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në Superiore.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje përfundoi pa gola të shënuar, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Në fillimin e pjesës së dytë, mbrojtësi Eljon Sota pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua mes lotësh nga fusha me ambulancë.
Kampionët në fuqi gjetën golin e fitores në minutën e 68-të përmes një kundërsulmi të shpejtë.
Daniel Adjessa dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të dhënë nga Ilir Gruda.
Me këtë rezultat, skuadra rrogozhinase ngjitet në vendin e parë të renditjes në kuotën e 21 pikëve.
Nga ana tjetër, Teuta regjistron disfatën e parë të sezonit dhe zbret në vendin e dytë me 20 pikë./mxh
