Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka folur rreth rrëzimit të helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë. Ai ka ndarë fjalët e tij nëpërmejt një postimi në rrjetin social Twitter.
Hoxha shprehet se Shqipëria qendron në krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it, pas ngjarjes së trishtë të ndodhur në Brçko të Bosnjës.
Pas rrëzimit të helikopterit humbën jetën 3 persona dhe 12 u lënduan rëndë. Viktimat dhe të plagosuirt ishin pjesë e stafit Italian me shërbin në vendin balllkanik. Ministri nuk harroi të ngushëllonte të gjithë qeverinë italiane. Personel shqiptar ndodhet po ashtu me shërbim krahë kolegëve italian për të siguruar stabilitetin e Bopsnjës dhe Hercegovinës.
“Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.
Në këtë moment të vështirë, Shqipëria qëndron fuqimisht krah Italisë, vendit mik dhe aleat në NATO, si dhe në krah të gjithë komunitetit të EUFOR-it, ku personeli shqiptar shërben me krenari përkrah kolegëve italianë dhe ushtarakëve të tjerë, në një angazhim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë”, – u shpreh Hoxha./mxh
