Elon Musk ka njoftuar në Forumin e Investimeve SHBA–Arabia Saudite 2025 një partneritet të ri strategjik mes xAI, kompanisë së tij të inteligjencës artificiale, dhe kompani saudite Humain, për ndërtimin e një superkompjuteri prej 500 megavatësh, një prej projekteve më ambicioze në botën e teknologjisë së avancuar të llogaritjes.
Projekti do të nisë me fazën e parë prej 50 MW dhe synon të përmbushë kërkesën gjithnjë në rritje për energji, e domosdoshme për trajnimin e modeleve më të avancuara të xAI, përfshirë familjen Grok.
Infrastruktura, e vlerësuar në miliarda dollarë, pritet të ketë kapacitet energjetik të barabartë me konsumin e mbi 400 mijë shtëpive amerikane, duke iu afruar përmasave të një rrjeti të vërtetë kombëtar të dedikuar për qendrat e të dhënave.
Për Musk, ky nuk është projekt i parë i kësaj natyre. xAI ka ndërtuar tashmë në Memphis superkompjuterin Colossus, i cili u shndërrua nga një ish-fabrikë e braktisur në një klaster funksional me 100 mijë GPU Nvidia H100 brenda vetëm 122 ditësh./ K.M
