Last Updated on 11/11/2026 by Monika
Elseid Hysaj është vlerësuar për arritjen e 100 ndeshjeve me fanellën e Kombëtares shqiptare. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dorëzuar mbrojtësit medaljen dhe kapelen simbolike të UEFA-s, në shenjë vlerësimi për këtë arritje.
Me këtë arritje, Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar që prek shifrën e 100 paraqitjeve me Kombëtaren.
Tashmë, objektivi i radhës për shkodranin është të vazhdojë të shkruajë histori me Kombëtaren shqiptare, teksa përballja ndaj Finlandës pritet të zgjerojë akoma dhe më shumë këtë rekord./mxh
