Last Updated on 11/12/2025 by Kesjana
Gjatë prezantimit të tij si kandidat për drejtues të SPAK, Elvin Gokaj theksoi rëndësinë e rritjes së numrit të prokurorëve dhe hetuesve, një çështje që sipas tij është thelbësore për menaxhimin e çështjeve voluminoze.
“Mendoj që rritja e numrit të hetuesve të BKH-së është shumë e rëndësishme sepse ka tepër çështje voluminoze. Nëse jepet mundësia, të caktohen këshilltarë pranë prokurorëve që të përballohet puna voluminoze.”, tha Gokaj./kb
