Last Updated on 20/04/2026 by EL
Rumania ka gjetur një trajner të ri pasi Mircea Luçesku, i cili ishte në stol deri më 2 prill ndërroi jetë më 7 prill.
Tashmë pasardhësi i tij është Xhorxh Hagi i cili ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me misionin për ta rikthyer ekipin kombëtar në elitën e futbollit botëror. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata Rumune e Futbollit.
“Pas disa përpjekjeve gjatë viteve që Xhorxh Hagi të drejtojë ekipin e parë, sot jemi të lumtur të konfirmojmë rikthimin e tij. Jemi shumë të sigurt në këtë udhëtim që po nisim së bashku me lojtarët më të mirë që kemi aktualisht në nivel kombëtar.”
Rikujtojmë që Hagi ka luajtur për 2 sezone te Barcelona në 1994/1996./et
