Last Updated on 01/08/2025 by adminfjala
Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia.
Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt e fundit ai është përfshirë në një projekt dhe ka investuar para në një qendër rikuperimi me performancë të lartë të quajtur Klinika Monarka.
Qendra u hap së fundmi dhe është një klinikë moderne e vendosur në pjesën më elitare të Barcelonës, në rrugën Passeig de Gracia. Aty ndodhen disa nga pronat më të shtrenjta në Spanjë.
Guardiola e nisi biznesin së bashku me mjeken e njohur Mireia Illueca dhe psikologen Montse Escobar, e cila specializohet në identifikimin e shkaqeve emocionale të sëmundjeve fizike.
Pep u trajtua nga Dr. Illueca dhe në atë rast ata ranë dakord për një sipërmarrje të përbashkët biznesi.
“Kisha probleme me shpinën dhe ajo i zgjidhi. Atëherë u takuam dhe u lidhëm shumë. Më tregoi për klinikën dhe projektin e saj, për gjërat që donte të bënte. Meqenëse gjithmonë kam besuar se sporti, shëndeti dhe mirëqenia janë thelbësore, më pyeti pse nuk duhet të bashkëpunojmë”, tha Guardiola për GQ dhe vazhdoi:
“Dhe unë thashë, ‘Pse jo?’ Dhe ja ku jemi. Nuk do të shëroj askënd, por do t’i bëj shoqëri ndërsa ajo e bën këtë. E kam bërë këtë për njëfarë kohe”, përfundoi trajneri.
Dr. Mireia Illueca është një neurokirurge dhe eksperte në mjekësinë rigjeneruese dhe menaxhimin e dhimbjes, ndërsa bashkëpronarja Montse Escobar është një psikologe e specializuar në identifikimin e shkaqeve emocionale të sëmundjeve fizike. m.p.
