Last Updated on 03/07/2026 by EL
Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike është zbuluar në Divjakë.
Nën hetim u vunë 3 persona, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
Policia bën me dije se lënda narkotike u gjet në një tokë shtetërore në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”.
Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh.
Për rrjedhojë, nën hetim u vunë tre për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Më konkretisht janë nënë hetim shtetasit: Edison Toromëni, 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, Festim Hoxha, 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe Gazmor Allka, 53 vjeç, me detyrë roje.
Vijojnë intensivisht kontrollet në territor dhe në ambiente të mbyllura, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Zbulohet në Divjakë, një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen 44 kilogramë bimë narkotike kanabis, në formë boçesh/në proces tharjeje.
Gjithashtu, gjatë operacionit, u konstatuan të kultivuara 1426 bimë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u asgjësuan në vend, ndërsa pjesa tjetër u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i kontrolleve intensive në territorin e qarkut Fier, nga toka dhe nga ajri, me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi”.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një tokë shtetërore, u gjet një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, shtetasit:
-E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon kontrollet intensive nga ajri, me dronë, dhe nga toka, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në njësitë e Policisë ose në numrin pa pagesë 112./et
