Situata në vatrën e zjarrit në Frakullë paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve.
Në pikën ku vijon të ketë prani të tymit, po angazhohen në operacion 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët do të ndërhyjnë në terren për të kontrolluar dhe siguruar zonën.
Pavarësisht qetësimit të situatës, rreziku për riaktivizimin e zjarrit mbetet i pranishëm, pasi bëhet fjalë për një zonë të mbuluar me pyje pishe, ku flakët mund të përhapen me shpejtësi.
