Last Updated on 21/07/2025 by adminfjala
Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur sot lidhur me përplasjet paszgjedhore në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” që shpërthyen rreth mandatit të vetëm që ky koalicion fitoi në Qarkun e Tiranës.
I ftuar në News24, Shabani deklaroi se Lapaj kishte premtuar dorëheqjen nëse koalicioni do siguronte vetëm një mandat, por më pas ndryshoi qëndrim disa herë, duke u justifikuar me vendimet e kryesisë.
Ai u shpreh gjithashtu se gjatë fushatës kishte tension mes palëve, pasi anëtarët e Nismës Thurje ishin ndjerë të përjashtuar nga vendimmarrja.
“Lapaj vendoste kush flet, si flet, për gjithçka. S’pyeste për askënd”, deklaroi ai. m.p.